Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aktivitetet sportive në Kosovë do të lejohen nga qershori

Foto: Driton Paqarada

Aktivitetet sportive në Kosovë do të lejohen nga 2 qershori. Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten në konferencë për media, ka njoftuar për masat lehtësuese që do të fillojnë nga 4 maji.

Aktivitetet sportive hyjnë në fazën e tretë të masave lehtësuese, që është paraparë nga 2 qershori, varësisht nga zhvillimi i situatës. Thuhet se do të jetë hapja selektive e aktiviteteve sportive. 

Sportet në Kosovë janë pezulluar nga mesi i marsit si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.