Alessio Dionisi do të jetë trajner i skuadrës së Sassuolos edhe për edicionin e ri.
Trajneri italian të hënën ka rinovuar kontratën dhe do të mbetet në krye të Sassuolos deri në verën e vitit 2025. Mësohet se Dionisi ka refuzuar ofertat e skuadrave tjera italiane për ta vazhduar punën dhe projektin e tij me Sassuolon, ekip që këtë edicion e përfundoi në pozitën e 13-të në Serie A.
Ai mori drejtimin e Sassuolos verën e shkuar dhe firmosi kontratë për një vit, por duke pasur parasysh punën e mirë në ekip, te Sassuolo kanë vendosur që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për dy vjet të tjerë.
Para se të emërohej trajner te Sassuolo, Dionisi ka punuar edhe te Empoli e Venezia.
Artikuj të ngjashëm