Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dinamo Zagreb shkarkon trajnerit përkundër që është lider

Presidenti i Dinamos së Zagrebit ka vendosur të shkarkojë nga puna trajnerin Mario Cvitanoviq. Ky vendim erdhi menjëherë pas humbjes në derbin me Lokomotivën e Zagrebit, me rezultatin e thellë 1-4.

Ndonëse Dinamo e Zagrebit kryeson renditjen e kampionatit kroat, me 6 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Hajduku i Splitit, dy humbjet e fundit, përballë Rijekës dhe derbi i sotëm të dyja me të njëjtin rezultat, duket se kanë peshuar në këtë vendim, transmeton SS.

Në sfidën e sotme Amir Rrahmani ishte titullar për Dinamon, teksa mori edhe një karton të verdhë, por nuk arriti të shmangë golat e shumtë të pësuar nga skuadra e tij.

Dy gola për Lokomotivën e Zagrebit shënoi Lirim Kastrati, që gjithashtu nxori edhe një penalti.

Artikuj të ngjashëm