Sergej Jakiroviq më nuk është trajner i kampiones kroate, Dinamo Zagreb.
Klubi i madh kroat i futbollit ka njoftuar të enjten se me marrëveshje të dyanshme është ndarë me Jakiroviqin. Vendimi erdhi pas humbjes 9:2 të Dinamos nga Bayerni në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Deri në zgjedhjen e trajnerit të ri, Dinamon do ta drejtojë Sandro Perkoviq.
Në 60 ndeshje me Jakiroviqin, Dinamo i shënoi 41 fitore, i kishte nëntë barazime dhe i pësoi 10 humbje.
Te Dinamo janë Arijan Ademi e Arbër Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Humbje e thellë për Dinamon edhe në kampionatin kroat
-
Momente të vështira për Hoxhën dhe lojtarët e tjerë të Dinamos
-
Jakiroviq pranon se Ballkani ia shkaktoi humbjen më të rëndë në karrierë
-
Pas humbjes nga Ballkani, sondazh për shkarkimin e trajnerit të Dinamos
-
Dinamo ka telashe me lëndime, aktualisht në dispozicion nuk e ka asnjë reprezentues të Kroacisë A