Me humbjen 3:0 nga Lokomotiva e Zagrebit, nuk kanë përfunduar “vuajtjet” për lojtarët e Dinamos.
Ata janë larguar mes fishkëllimash dhe fyerjesh nga fusha e stadiumit “Maksimir” ku të martën mbrëma pësuan humbjen turpëruese. Tashmë ka shumë thirrje që trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq të jap dorëheqje.
Te Dinamo startuan Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha. Për Hoxhën ishte debutim në kampionat me skuadrën më të madhe kroate.
Dinamo tashmë ka mbetur prapa në garën për titull të kampionit të Kroacisë.