Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është trajneri më i paguar në të gjithë futbollin evropian, sipas L’Equipe.
Argjentinasi fiton një pagë mujore prej 3.33 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i dyti me 1.89 milionë euro, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i treti me 1.49 milionë euro, trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, i katërti me 1.49 milionë euro dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i pesti me 1.17 milionë euro.
Trajneri i dytë me të ardhurat më të larta në La Liga është trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti me 910 mijë euro.
Simeone është trajneri më jetëgjatë nga të gjithë trajnerët në listë. Ai iu bashkua Atleticos një dekadë më parë dhe që atëherë i ka udhëhequr ata drejt sukseseve të mëdha, duke fituar dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy tituj të Europa League dhe dy Superkupa Evropiane.
Ai gjithashtu ka udhëhequr Atleticon në dy finale të Ligës së Kampionëve më 2014 dhe 2016, ku dy herë u mposhtën nga Real Madridi.
Megjithatë, Atletico është ende në luftë për Ligën e Kampionëve të këtij sezoni. Ata eliminuan Manchester Unitedin në raundin e 16 më të mirave dhe do të përballen me Cityn në çerekfinale.
