Diego Simeone mezi pret që ta nisë kampanjën e re në La Ligën e Spanjës me Atletico Madridin.
Atletico e fitoi titullin për herën e dytë në shtatë vjet sezonin e kaluar, pas garës shumë të fortë që e pati deri në fund me Real Madridin dhe Barcelonën.
Është hera e dytë që Simeone ia sjell titullin Atleticos, por kësaj radhe, ai do ta shikojë mundësinë që ta mbroj titullin. Herën e kaluar dështoi ta bënte një gjë të tillë.
“Mezi po e pres fillimin e kampanjës së re. Pasi e përsëritëm suksesin e para shtatë viteve, na jem fuqi të vazhdojmë e të rritemi si klub. Duhet të kërkojmë për alternativa dhe kreativitet në fillim të sezonit”, ka thënë Simeone për “La Liga World”.
Simeone nënshkroi kontratë në fillim të kësaj vere deri në vitin 2022.
Atletico Madridi e nis sezonin të dielën dhe do të përballet me Celta Vigon.