Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diego Costa afër transferimit në Kinë

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, është shumë pranë transferimit në Superligën kineze, te skuadra Tianjin.

Sipas mediave angleze, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka qëndruar gjatë javës së shkuar në Kinë për të kryer marrëveshjen, transmeton KTV.

Mësohet se për kryerjen e këtij transferimi, londinezët kërkojnë rreth 80 milionë euro, kurse lojtari pritet të përfitojë rreth 25 milionë euro në vit.

28-vjeçari në këtë sezon është paraqitur në 38 ndeshje, duke shënuar 20 gola.