Luis Diaz ka lënë prapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje te skuadra e Liverpoolit, ka bërë të ditur “Daily Mail”, të premten.
Diaz po stërvitet individualisht, ndërsa prej javës së ardhshme do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Juergen Klopp.
26-vjeçari nuk ka luajtur prej tetorit të vitit të shkuar kur dëmtoi ligamentet e gjurit ndaj Arsenalit, ndërsa në dhjetor i është nënshtruar operimit.
Kthimi i tij do ta ndihmojë shumë Liverpoolin në pjesën më të rëndësishme të sezonit për të siguruar një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.
Në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon, kolumbiani ka 4 gola e 3 asistime për Liverpoolin.