Blake Griffin ishte fantastik në fitoren që skuadra e tij, Detroit Pistons, e arriti para shikuesve të vet përballë Philadelphia 76ers, me rezultat 133:132.
Alo-qendra amerikane realizoi plotë 50 pikë duke shtuar edhe 14 kërcime e 6 asistime, përfshirë edhe 3 pikët në sekondat e fundit që i dhanë fitoren e tretë rresht vendësve, transmeton “Sporti në KTV”.
Fituesi në këtë takim u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej 5 minutash pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 120:120, kurse në kohën shtesë, Griffin e vendosi fituesin në këtë përballje.
Te Philly u dallua dyshja Joel Embiid dhe J.J Redick të cilët realizuan 63 pikë së bashku.
Artikuj të ngjashëm