Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschamps përditëson listën, fton Thuramin dhe zëvendëson Kimpemben

Sulmuesi Marcus Thuram është lojtari i 26 i ftuar nga përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps për Botërorin “Katari 2022”. Thuram është ftuar të hënën dhe menjëherë do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet para turneut të Katarit që nis këtë të diel.

Deschamps ditë më parë kishte publikuar listën e tij, por kishte ftuar vetëm 25 futbollistë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai kishte lënë një vend të hapur, të cilin e mbuloi me sulmuesin Thuram që po tregon formë të mirë te Borussia Moenchengladbachu. Ai ka shënuar 13 gola këtë edicion në të gjitha garat. Krahas Thuramit, trajneri i Francës ka qenë i detyruar të bëjë edhe një ndërrim në listën e tij.

Për shkak se mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet me kohë, Deschamps e ka zëvendësuar atë me lojtarin e Monacos, Axel Disasi.