Sulmuesi i Crystal Palacet, Jean-Philippe Mateta, është ftuar nga Përfaqësuesja e Francës për herë të parë.
Ai ka qenë në mesin e të ftuarve nga përzgjedhësi Didier Deschamps të enjten, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, ndaj Azerbajxhanit dhe Islandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMateta është ftuar në mungesë të sulmuesve Desire Doue, fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, si dhe Marcus Thuram, ka shkruar “Associated Press”.
28-vjeçari Mateta ka realizuar katër gola në 10 ndeshje në të gjitha garat për Crystal Palacen, që ende nuk di për humbje në fillim të sezonit në Premier League.
Mateta ishte në ekipin e Francës që e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar, ndërsa kishte shënuar pesë gola.
Franca luan më 10 tetor ndaj Azerbajxhanit, kurse tri ditë më vonë përballet me Islandën në udhëtim.
Franca e kryeson Grupin D me dy fitore nga dy ndeshje.