Përzgjedhësi Didier Deschamps ka bërë tre ndryshime në formacionin e tij të Francës. Lucas Digne zëvendëson Theo Hernandezin, Manu Kone zëvendëson Aurelien Tchouamenin dhe Desire Doue zëvendëson Bradley Barcolan në ndeshjen ndaj Irakut.
Por sulmit të Francës do t’i prij ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe.
Ndeshja pritet të filloj nga ora 23:00 me gjithë paralajmërimin se mund të shtyhet pas stuhive dhe të reshurave të mëdha të shiut në Philadelphia.
Mbappe e Dembele shkëlqejnë në ndeshjen “maratonike”
Kylian Mbappe ka shënuar dy gola, ndërsa Ousmane Dembele realizoi gol dhe asistim. Dhe Franca fitoi pa telashe, 3:0, ndaj Irakut, në Filadelfi. Ndeshja ishte “maratonike”.
Nisi në ora 23:00 të hënën, ndërsa përfundoi pak para orës 3 të mëngjesit të martën.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, fillimi i pjesës së dytë u shty për plot dy orë.
Mbappe shënoi supergol në minutën e 14-të për 1:0. Ndërkohë në minutën e 54-t realizoi për 2:0. Dembele asistoi në golin e dytë.
Ousmane Dembele shënoi për 3:0 në minutën e 66-të. Në golin e parë të Mbappes dhe në golin e Dembeles asistoi Michael Olise.
Franca me fitore avancon nga Grupi I në fazën nokaut të Botërorit.
Iraku mbetet pa pikë dhe eliminohet.
Superylli Mbappe tani i ka 16 gola në Kupa të Botës, sa edhe Miroslav Klose. Vetëm dy gola më shumë i ka rekordmeni i ri, Lionel Messi.
Mbappe e luajti ndeshjen e 100-të për Francën, kurse i ka 60 gola. 27-vjeçari i realizoi dy gola edhe në fitoren 3:1 ndaj Senegalit, në xhiron e parë.
Franca më 26 qershor luan me Norvegjinë.
Mbappe shënon sërish – kalon Ronaldon, barazohet me Klosen
Kylian Mbappe e ka shënuar golin e dytë për Francën në ndeshjen ndaj Irakut.
Pas gabimit të rëndë të mbrojtjes irakiane, Ousmane Dembele asistoi për Mbappen që realizoi në minutën e 54-t për 2:0.
Mbappe tani i ka 16 gola në 16 ndeshje në Botërorë. Ka arritur shifrën e golave të Miroslav Kloses, që mbante rekordin për gola në Botërorë deri para fillimit të turneut në SHBA, Kanada e Meksikë. Mbappe ka lënë tashmë prapa brazilianin Ronaldo, ndërsa i është afruar vetëm në dy gola rekordmenit të ri, Lionel Messit.
Më në fund vazhdon ndeshja mes Francës e Irakut
Pas një ndërprerje prej plot dy orësh, ka vazhduar ndeshja mes Francës dhe Irakut.
Pjesa e parë nisi me kohë (23:00, sipas kohës në Kosovë) dhe përfundoi me kohë po ashtu. Por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, fillimi i pjesës së dytë është shtyrë shumë, përkatësisht për dy orë.
Franca ka epërsi prej 1:0 nga pjesa e parë. Ndeshja po zhvillohet në Filadelfi.
Është ndeshja e parë e ndërprerë e këtij Botërori.
Shtyhet fillimi i pjesës së dytë në ndeshjen Franca – Iraku
Pjesa e dytë e ndeshjes mes Francës dhe Irakut nuk ka nisur ende.
Për shkak të motit të keq, fillimi i pjesës së dytë është shtyrë. Të reshurat e shiut janë të mëdha. Nga stadiumi janë larguar shumica e shikuesve.
Franca po udhëheq 1:0.
Franca në epërsi pas pjesës së parë, Mbappe rivalizon Messin
Franca po udhëheq 1:0 ndaj Irakut pas pjesës së parë të ndeshjes në Philadelphia. Kylian Mbappe shënoi supergol për Francën në minutën e 14-të. Michael Olisse bëri asistimin.
Mbappe tani i ka 15 gola në Kupa të Botës. Dhe tani është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Botërorëve. Lionel Messi është i pari me 18 gola. Miroslav Klose renditet i dyti me 16, kurse Mbappe është i treti me 15, sa i ka edhe braziliani Ronaldo.
Ronaldo i ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje, kurse Mappe në 16 ndeshje.
Ai po e luan ndeshjen e 100-të me Francën, ndërsa tashmë i ka 59 gola. Ka 11 gola në 12 ndeshjet e fundit.
Mbappe shënon supergol me asistim të Olises
Superylli francez, Kylian Mbappe ka shënuar supergol për epërsinë e Francës ndaj Egjiptit.
Golin për 1:0, Mbappe e shënoi në minutën e 14-të me asistim të Michael Olies.
Për Mbappen është goli i tretë në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndeshja ndërmjet Francës dhe Irakut i takon Grupit I, ndërsa po luhet në Philadelphia.