Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschamps nën presion

Barazimi i fundit i Francës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Ukrainës, ka rritur edhe më shumë presionin te përzgjedhësi Dider Deschamps.

Për trajnerin Deschamps, kjo është ndeshja e pestë pa fitore.

Por, kjo nuk është e tëra pasi sipas të përditshmes franceze, “L’Equipe” atmosfera te kampionia e botës nuk është aspak e mirë.

Të pakënaqur me situatën e krijuar janë disa futbollistë, të cilëve nuk u është zbuluar identiteti.

Por edhe vetë kapiteni i Francës, Hugo Lloris ka kritikuar bashkëlojtarët e tij pas paraqitjeve në ndeshjet e fundit kualifikuese.

Franca është në grupin D, dhe pas pesë ndeshjeve ka dy fitore dhe tri barazime me nëntë pikë të grumbulluara në pozitën e parë.

Artikuj të ngjashëm