Trajneri Dider Deschamps u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Ai do të jetë në krye të Francës deri në vitin 2026, pasi ka firmosur kontratën e re, ka njoftuar të shtunën Federata e Futbollit të Francës.
Me vazhdimin e bashkëpunimit, Deschamps do të jetë në krye të Francës për "Euro 2024" dhe Botërorin 2026.
Ai është trajner i Francës prej vitit 2012, ndërsa sukseset nuk i ka munguar. Në vitin 2018 është shpallur kampion bote, ndërsa në vitin 2021 ka triumfuar në Ligën e Kombeve.
Në Botërorin e Katarit, Franca doli e dyta, ndërsa nënkampione përfundoi edhe në Evropianin 2016.
Artikuj të ngjashëm
-
Deschampsi konfirmon se do të largohet nga posti i selektorit të Francës pas Botërorit 2026
-
Deschamps mbetet në krye të Francës
-
Zidane në krye të Francës deri në vitin 2030
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës
-
Deschamps do të përshëndetet në ndeshjen që askush nuk e dëshiron