Didier Deschamps vlerësohet si kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit të Juventusit, raporton "Tuttosport" të martën.
Massimiliano Allegri po pritet të largohet nga Juventusi në fund të stinorit, transmeton Koha.net.
Fillimisht Zinedine Zidane kishte qenë kandidati kryesor për të zëvendësuar Allegrin, por pasi Zidane është rikthyer te Real Madridi, Juve ka thyer tash sytë nga Deschamps.
Pos Deschampsit kandidat tjetër është trajneri italian Antonio Conte.