Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi monitoron Deschampsin

Didier Deschamps i Frances

Didier Deschamps mund të jetë trajner i skuadrës së Juventusit prej sezonit të ardhshëm, ka raportuar “Calciomercato” të martën. Bëhet e ditur se Juventusi po e monitoron situatën e Deschampsit, i cili ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë punën në krye të Francës.

Deschamps është trajner i Francës prej vitit 2012 dhe kontrata i skadon në fund të këtij viti. Nën drejtimin e tij, Franca arriti deri në finalen e Kupës së Botës “Katari 2022”, ndërsa triumfoi në Rusi para katër vjetësh si dhe fitoi Ligën e Kombeve vitin e shkuar.

Federata e Futbollit të Francës është e gatshme t’ia ofrojë Deschampsit rinovimin e kontratës, pasi është i kënaqur me punën e 54-vjeçarit. Deschamps ka qenë trajner i Juventusit, ekip që e pati udhëhequr gjatë sezonit 2006/07 në Serie B duke ia siguruar kthimin pas vetëm një viti në elitën e futbollit italian. Ai po ashtu, ka qenë edhe trajner i Monacos dhe Marseillet.