Lart janë vlerësuar Dukagjini e Drita para fillimit të edicionit 2019\2020 të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Kampionatin e kanë hapur pa bujë, ndërsa përballja mes tyre të mund të dëshmojë nëse vërtet Dukagjini e Drita mund të synojnë gjëra të mëdha këtë edicion.
Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Dritës luhet të premten (sot) nga ora 16:00 në stadiumin "18 Qershori" në Klinë. Është ndeshje hapëse e xhiros së tretë të Superligës, në të cilën zhvillohet edhe derbi i madh në mes të Feronikelit dhe Prishtinës (të shtunën), shkruan sot Koha Ditore.
Dukagjini i Klinës është kthyer në Superligë pas një kohe të gjatë, ndërsa gjatë verës klinasit janë mobilizuar duke krijuar skuadër thuajse plotësisht të re, që ata besojnë se është e denjë për Superligë. Në xhiron e parë Dukagjini luajti pa gola në shtëpi ndaj Ballkanit, ndërsa ndeshja e xhiros së dytë me Prishtinën është shtyrë për muajin tjetër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)