Me fitore eventuale Prishtina ngrihet në pozitën e parë në klasifikim. Me humbje eventuale, Flamurtari rrezikon që më pas të bjerë në pozitën e fundit në tabelë, shkruan sot Koha Ditore.
Derbi i qytetit të Prishtinës mes Prishtinës e Flamurtarit i gjen skuadrat në pozita diametralisht të kundërta. Prishtina është e dyta në klasifikimin e Vala Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Flamurtari i parafundit (11).
Derbi prishtinas luhet të shtunën (sot) dhe e hap javën e 13-të të kampionatit të Kosovës në futboll. Derbi kryeqytetas, megjithatë, nuk zhvillohet në kryeqytet.
Stadiumi i Prishtinës është duke u rinovuar dhe Prishtina ndeshjet si vendës po i luan në "Rexhep Rexhepi" të Drenasit, ku do ta presë edhe Flamurtarin. Ndeshja nis në orën 13:30 dhe është e vetmja e xhiros së 13-të që luhet të shtunën (sot). (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.