Dy nga klubet më të mëdha në Angli, Chelsea dhe Liverpoli, do të përballen të martën në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Premier Leagues. Të dyja ekipet janë duke luftuar për të gjetur formën pas një sezoni zhgënjyes deri më tani. Ndeshja Chelsea – Liverpool luhet në Londër nga ora 21:00.
Chelsea, që i dha lamtumirën trajnerit Graham Potter pas humbjes dëshpëruese në shtëpi ndaj Aston Villas, ka gjasa të mbetet pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Chelsea është në vendin e 11-të me vetëm 38 pikë të fituara. Është 12 pikë prapa Manchester Unitedit që zë vendi ne katërt. Liverpooli është në vendin e tetë me 42 pikë.
Edhe Liverpooli nuk ka pasur formë të mirë këtë kampionat. Së fundi ka pësuar tri humbje rresht, dy në Premier League dhe një në Ligën e Kampionëve. Në fundjavë u poshtërua nga Manchester City duke pësuar disfatë, 4:1.
Chelsea do të jetë pa Armando Brojën, Thiago Silvan, Cesar Azpilicuetan, Eduard Mendyn dhe Pierre-Emerick Aubameyang. Të gjithë mungojnë për shkak të lëndimeve. Trajnerin e shkarkuar të dielën, Graham Potter, në derbi do ta zëvendësoj Bruno Saltor.
Kai Havertz do ta udhëheqë sulmin së bashku me lojtarin e transferuar në janar, Joao Felix. Havertz ka shënuar katër nga pesë golat e fundit të ekipit në shtëpi.
Edhe
Derbi në “Anfield” mbyllet baras
Liverpooli do të jetë pa Thiagon, Naby Keitan dhe Stefan Bajçetiqin. Sulmit të Liverpoolit do t’i prij Roberto Firmino i përkrahur nga Mohamed Salah në të djathtë dhe Darëin Nunez në të majtë.
Fitorja për njërën prej skuadrave do të ngrejë moralin dhe do të zvogëlonte presionin te lojtarët.
Të martën do të luhen edhe disa ndeshje të tjera të mbetura të javës së shtatë të elitës së futbollit anglez.