Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i basketbollit luhet në Rahovec

Dueli ndërmjet Rahovecit dhe Pejës, do të jetë derbi i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec prej orës 17:00, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kisovës.

Skuadra e Pejës prin në tabelë pas tetë ndeshjeve të luajtura me 15 pikë, një më shumë se Rahoveci që zë vendin e dytë.

Të shtunën, zhvillohet edhe dueli ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, që nis prej orës 15:00.

Ylli në këtë takim futet pas tri humbjeve rresht, derisa Bashkimi ka dy fitore dhe një disfatë në tri duelet e fundit.

Xhiroja do të mbyllet të dielën, me dy ndeshjet e fundit. Skuadra e Ponte Prizrenit që ka tri fitore rresht e pret Vëllaznimin e Gjakovës prej orës 15:00, derisa në Mitrovicë, do të luhet dueli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.