Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Derbi i Anamoravës” bartet në studion e Sportit Total, të dielën

“Derbi i Anamoravës” ndërmjet Dritës e Gjilanit, të dielën vazhdon në Sportin Total. Përfaqësues të këtyre dy skuadrave do të debatojnë dhe analizojnë duelin e së shtunës, që i takoi Gjilanit, që mposhti rivalin e madh Dritën dhe u rikthye fuqishëm në garën për titull.

Futbollisti Liridon Leci nga Drita në njërën anë dhe ndihmës-trajneri i Gjilanit Alban Hyseni në anën tjetër, do ta bartin derbin gjilanas, në studion e Sportit Total në KTV. Për të analizuar ndeshjen Drita – Gjilani dhe ndeshjet e tjera të xhiros së 31-të të Superligës, i ftuar është trajneri dhe analisti i futbollit Erdin Hashani. Emisioni “Sporti Total” transmetohet direkt nga ora 22:15 në KTV dhe në kanalin zyrtar në Youtube.