Ka përfunduar pa gola derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi për gol por që nuk i konkretizuan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita tashmë e ka siguruar titullin e kampionit. E mban pozitën e parë me 71 pikë.
Gjilani e zë vendin e katërt me 50 pikë. Po lufton që deri në fund ta siguroj pjesëmarrjen në kupat evropiane. Malisheva ka dy pikë më shumë në vendin e tretë. Vetëm tri pozitat e para sigurojnë pjesëmarrjen në kupat evropiane.
Gjilani në xhiron e fundit luan në udhëtim te Ferizaj. Drita e pret Feronikelin 74.