Sport

Depay, zgjidhja e parë e Barçës për të zëvendësuar Suarezin

Memphis Depay është zgjedhja e parë e Barcelonës për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar.

Siç bën të ditur “Mundo Deportivo”, Depay është dëshira kryesore e trajnerit Roland Koeman.

Barcelona thuhet se ka dërguar ofertë rreth 30 milionë euro për sulmuesin që pritet të pranohet nga Lyoni.

Përveç Deypayt, në listën e dëshirave të katalunasve është edhe sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak.

Sociedadi për Isak po kërkon rreth 70 milionë euro.