Skuadra e Arsenalit është gati të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e holandezit Memphis Depay, i cili pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, shkruan të mërkurën sajti “ABC”.
Depay po shihet si përforcim ideal tek Arsenali dhe zëvendësim i duhur për francezin Alexandre Lacazette që do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Te Barcelona janë gati të dëgjojnë të gjitha ofertat për holandezin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion. Në të gjitha garat Depay ka shënuar 13 gola.
28-vjeçari iu bashkua Barçës si lojtar i lirë verën e shkuar dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm