Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Depayn

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay përcjellë “Daily Mail”.

Thuhet se Arsenali tashmë ka kontaktuar ekipin spanjoll dhe për transferimin e Depayt në verë ka ofruar rreth 30 milionë euro. Holandezi 28-vjeçar pritet të largohet nga Barça pas vetëm një viti në “Camp Nou” pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Ai u transferua te Barcelona si lojtar i lirë verën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2023. Depay deri më tani, ka shënuar dhjetë gola në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm