Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Depayn

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin Memphis Depay, kanë raportuar mediumet britanike të martën.

Depay mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Tottenhami është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.

Depay, verën e shkuar iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Këtë sezon, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka dy asistime në 27 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm