Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay vendos të qëndrojë te Barça

Memphis Depay ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Barcelonës.

Holandezi e ka bërë të qartë një gjë të tillë në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës.

Në Spanjë, afati kalimtar mbyllet sonte në orën 24:00.

“Kam vendosur të vazhdojë te Barça! Shumë i përkushtuar për të kontribuuar në sukseset sportive të klubit”, ka shkruar Depay të enjten në mbrëmje.