Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dënohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo pritet të dënohet me dy ndeshjes moslojë pas veprimeve që bëri në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shababit që thërrisnin emrin e Messit. Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite do ta dënojë Ronaldon për “sjellje të papërshtatshme”.

Tifozët e Al-Shababit provokuan Ronaldon nga tribuna duke bërtitur emrin e Messit, në ndeshjen ndaj Al-Nassr.

Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën në vesh, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment humbi durimin dhe bëri gjest të pahijshëm drejt tyre, shkruan Marca.

Al-Nassr mposhti 3:2 në udhëtim Al-Shababin.

Ronaldo ka mundësi ta apelojë vendimin dhe më pas do të merret verdikti përfundimtar.

Por do të jetë e vështirë që pezullimi t’i hiqet. Portugezi pritet të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed.

Edhe Ronaldos s’po ia do me Al-Nassrin, e humb finalen e garës aziatike Futboll 2 muaj më parë Ronaldos s’po ia do me Al-Nassrin, e humb finalen e garës aziatike

VIDEO: