Drejtuesit e Komisionit Disiplinor dhe Etik të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite kanë dënuar Cristiano Ronaldon për “sjellje të papërshtatshme” në ndeshjen kundër Al-Shababit. Por portugezi ka këmbëngulur se veprimet e tij ishin normale.
Tifozët e Al-Shababit provokuan Ronaldon nga tribuna duke bërtitur emrin e Messit, në ndeshjen ndaj Al-Nassr.
Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën në vesh, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment humbi durimin dhe bëri gjest të pahijshëm drejt tyre, shkruan Marca. Al-Nassr mposhti 3:2 në udhëtim Al-Shababin.
Për këtë, ai do të dënohet me dy ndeshje, por në shpjegimin për autoritetet saudite, 39-vjeçari ka thënë se festimi i tillë është normal në Evropë
“Unë i respektoj të gjitha klubet. Gjesti i gëzimit shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është i turpshëm. Jemi mësuar me të në Evropë”, ka thënë Ronaldo.
Për shkak të pezullimit, Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit ndaj Al-Hazem dhe Al-Raed.
VIDEO:
Messi has ruined Ronaldo’s mental health??pic.twitter.com/0fGxKNX5jJ
— J☔ (@Shadygize) February 25, 2024