Skuadra e Juventusit ka njoftuar të enjten se qendërmbrojtësi turk Merih Demiral do të qëndrojë për të paktën tri javë jashtë fushës për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Portos, të luajtur të martën mbrëma në Torino.
Në njoftimin e ekipit italian, thuhet se Demiral ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe duhet të pushojë për disa kohë.
“Për shkak të problemit me muskulin, Merih Demiral do të pauzojë për të paktën 20 ditë. Ai lëndua në ndeshjen kundër Portos”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Demiral, 22-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.