Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demirali s’do të luajë më sivjet

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, ka pësuar lëndim në muskul kundër Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve dhe mund të mungojë deri në fund të këtij viti.

Qendërmbrojtësi i “bardhezinjve”, që u zëvendësua në fitoren 3:0 të mërkurën kundër ukrainasve, do të bëj teste më të thella në dhjetë ditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të lëndimit që e pësoi në muskul në ndeshjen e fundit, Merih Demiral iu nënshtrua testeve në J Medical. Testet kanë treguar dëmtim të shkallës së ulët në kofshë. Gjendja e tij do të rishikohet në 10-të ditë”, shkruhet në komunikatën e Juventusit.

Demirali nuk do të luajë në “Derby della Mole” kundër Torinos këtë vikend, dhe kundër Barcelonës në xhiron tjetër të Ligës së Kampionëve, si dhe kundër Genoas në javën që vjen.