Menaxheri i Dembeles, Moussa Sissoko e ka sugjeruar francezin që të mos nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, pretendon “Mundo Deportivo”.
Ai i ka thënë Dembeles që të largohet nga “Camp Nou” dhe se mund të fitojë më shumë para nëse nënshkruan me Manchester Unitedin ose Newcastle Unitedin. Por, bëhet e ditur se dëshira e lojtarit është që të vazhdojë me Barcelonën.
Dembele do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit. Barça i ka ofruar kontratë të re, por sulmuesi francez ende nuk i është përgjigjur. Madje, drejtuesit e klubit katalonjas i kanë dhënë ultimatum 15 ditë që të vendos.
Që nga transferimi i tij te Barça, Dembele është përballur me lëndime dhe nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë.