Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar të enjten se Ousmane Dembele ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë të lidhur me ekipin deri në vitin 2024.
24-vjeçari ka mbetur në skuadër me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez, që në radhët e veta do ta ketë edhe brazilianin Raphinha.
Raphinha iu bashkua Barcelonës të mërkurën nga Leeds Unitedi.
Dembele u përball me shumë lëndime në vitet e fundit, ndërsa sezonin e shkuar luajti në 32 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi dy gola dhe regjistroi 13-të asistime.
Francezi, fitues i Kupës së Botës, ka pranuar ulje të pagës për 40%.
Por, paga e tij do të varet edhe nga numri i ndeshjeve të luajtura dhe sukseset. Nëse i plotëson të gjitha kërkesat, do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.