Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele do të mbetet te Barcelona

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele nuk do të largohet nga Barcelona. “Diario Sport” ka raportuar të enjten se Dembele ka arritur marrëveshje me krerët e Barcelonës për ta rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve do të bëhet gjatë javës së ardhshme. Detajet nuk janë bërë të ditura por thuhet se Dembele do të firmos kontratën deri në verën e vitit 2026 pasi ka pranuar uljen e pagës.

Ai është bindur të qëndrojë në “Camp Nou” nga trajneri Xavi Hernandez përkundër lëndimeve të shumta që ka pasur vitin e fundit.

24-vjeçari iu bashkua Barçës në vitin 2017 nga Dortmundi për 135 milionë euro dhe këtë sezon ka vetëm një asistim në shtatë paraqitje.