Ousmane Dembele është lënduar sërish.
Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi francez përsëri ka pësuar lëndim gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot.
Katalunasit në njoftim kanë thënë se Dembele ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë dhe menjëherë ka braktisur stërvitjen.
“Gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm, Ousmane Dembele ndjeu një dhimbje në këmbën e djathtë si pasojë e lodhjes së muskujve. Ai do të vazhdojë me rehabilitimin e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Francezi u rikthye nga lëndimi pak ditë më parë, por u lëndua sërish dhe ende nuk dihet sa do të qëndrojë larg fushës./ksp