Ousmane Dembele nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se sulmuesi i krahut nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës me klubin aktual.
Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022. Për sulmuesin francez interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane, si PSG-ja, Liverpooli dhe Juventusi.
Drejtuesit e klubit spanjoll për ta liruar Dembelen po kërkojnë mbi 60 milionë euro.
23-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.
Artikuj të ngjashëm