Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Delijaj i vendosur të përfitojë prej mundësisë së madhe

Ardit Delijaj është një nga tre boksierët që ka përfituar nga vendimi që gara e boksit në lojërat evropiane “Minsk 2019” të vlejë edhe si kampionat evropian i boksit për seniorë për vitin 2019. 

Delijaj së bashku me Shpëtim Bajokun e Patriot Behramin janë boksierët që kanë marrë ftesë për të prezantuar vendin në ngjarjen më të madhe shumësportëshe evropiane të vitit. Lojërat e dyta Evropiane mbahen prej 21 deri më 30 qershor në kryeqendrën e Bjellorusisë, ndërsa Ardit Delijaj është i vendosur të përfitojë maksimalisht prej mundësisë së ofruar, shkruan sot Koha Ditore.

22-vjeçari nga Peja në fakt ka pritur që të përfaqësojë vendin në Lojërat Evropiane. “Pas një rruge të gjatë deri këtu, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e suksesshme në turneun ndërkombëtar `Istvan Bocskai’ në Debrecen të Hungarisë, ku u rendita i dyti duke i sjellë vendit tonë medaljen e argjendtë, mund të them se e kam pritur pjesëmarrjen në Lojërat Evropiane. 

Mendoj se është një mundësi e mirë si për mua, ashtu edhe për shtetin e Kosovës dhe për sportistët e vendit. Synimi im është të përfaqësoj vendin në mënyrë sa më të denjë. Pra synoj që t’i sjell shtetit medalje, dhe pas punës shumëvjeçare që kam bërë të tregoj cilësitë e boksit kosovar”, ka thënë Delilaj në një bisedë për gazetën. 

Medalja eventuale në Minsk do të kishte vlerë të dyfishtë për boksierin e kategorisë deri 81 kilogramë. Do të vlente si medalje e Lojërave Evropiane, por edhe e kampionatit evropian të boksit. 

Një medalje me vlerë të dyfishtë ka fituar xhudistja Nora Gjakova katër vjet më parë në Baku, në edicionin e parë të Lojërave Evropiane dhe në ngjarjen e parë shumësportëshe ku Kosova mori pjesë.

Edhe Tre boksierë shtohen në listë për “Minsk 2019”, dy mundës largohen Sport Tre boksierë shtohen në listë për “Minsk 2019”, dy mundës largohen

 Nora kishte fituar medalje të bronztë, ndërsa ajo ishte e vetmja e Kosovës. Edhe në Minsk medaljet priten prej xhudistëve, por edhe boksierët kanë planet e synimet e tyre. 

Në boks, Kosovën e përfaqëson edhe Donjeta Sadiku. Ekipi i Kosovës përbëhet nga pesë xhudistë, katër boksierë, një karateist, një pingpongist dhe një shigjetare...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)