Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, thotë se do të vendos shëndetin e familjes para futbollit. Ai ka shprehur brengat lidhur me planet e Premier Leagues për të rifilluar kampanjën e ndërprerë për shkak të COVID – 19.
31-vjeçari ishte pjesë e video-konferencës me Asociacionin e Futbollistëve Profesionistë, shefat e Premier Leagues dhe përfaqësuesit e qeverisë për masat e sigurisë për “Projektin Rifillimi”, që parasheh kthimin e ndeshjeve në qershor.
Këto plane morën shtytje të enjten kur qeveria bëri të ditur se ka hapur dyert për rikthim të futbollit.
Por Deeney është kundër rikthimit të shpejtë.
“Unë nuk po flas për futbollin në këtë moment, unë flas për shëndetin e familjes sime. Nëse ndiej se nuk po kujdesem për familjen time, atëherë unë nuk do të bëjë këtë. Unë nuk do të rrezikoj familjen time”, ka thënë Deeney, përcjell Reuters.
“Çka do të bëjnë ata, do të marrin para nga unë? Kam qenë pa para edhe në të kaluarën, kështu që nuk më brengos kjo. Po flasin që mos të luajmë para shikuesve deri në vitin 2021. Kështu që nëse nuk është mjaftueshëm sigurt për tifozët që të jenë në stadiume, pse do të duhej të ishte e sigurt për ne lojtarët që të jemi atje?”, ka theksuar Deeney.
-
Ylli i Watfordit refuzon të stërvitet pasi frikësohet për shëndetin e të birit
-
Te skuadra e Premier Leagues me tre të prekur nga koronavirusi, lojtarët po refuzojnë të ushtrojnë
-
Klubet e Premier Leagues do të votojnë për kthimin në stërvitje në grup
-
Foster: E padrejtë që lojtarët të testohen para punëtorëve të mjekësisë
-
Lojtarët janë të shqetësuar për rifillimin e Premier Leagues