Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i Watfordit refuzon të stërvitet pasi frikësohet për shëndetin e të birit

Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, thotë se ai nuk do të rikthehet në stërvitje këtë javë pasi është i shqetësuar për shëndetin e djalit të tij gjatë pandemisë COVID-19.

Lojtarët e Premier Leagues janë të lejuar të kthehen në stërvitje nga sot, pasi klubet janë pajtuar që të stërvisin në grupe të vogla, me mundësinë që të kthehen stërvitjet e plota javën e ardhshme.

Deeney 31-vjeçar edhe javën e kaluar ka thënë se nuk do ta rrezikojë familjen e tij.

“Ne do të duhet të kthehemi në stërvitje këtë javë. Kam thënë se nuk do të bëjë këtë. Djali im është pesëmuajsh dhe ka vështirësi me frymëmarrje. Nuk dua të rrezikojë atë. Duhet të shkosh i veshur në stërvitje, nuk mund të bësh dushe, më pas duhet të kthehesh në shtëpi me uniforma të ndotura”, ka thënë Deeney gjatë një poadcasti me promotorin e boksit Eddie Hearn that ish-kampionin e botës në boks Tony Bellew.