Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është duke e menduar përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit dhe në verë, sidomos në pozitën e mesfushorit defanziv.
Në planet e tij janë tre futbollistë potencialë që mund të transferohen në të ardhmen.
Deco ka kërkuar lojtarë të fortë fizikisht, diçka të ngjashëm me profilin e lojtarëve si Sergio Busquets apo Yaya Toure.
Ai ka përmendur Youssouf Fofanan e Monacos, Amadou Onana e Evertonit, dhe Bruno Guimaraesin e Newcastlet.