Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutimi me pikë i lojtarëve të Kosovës me gjymtyrë të amputuara

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për lojtarë me gjymtyrë të amputuara u paraqit për herë të parë në një ngjarje kualifikuese evropiane.

Lojtarët e Kosovës morën pjesë në Ligën D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Turneu i Ligës D u organizua në Fife të Skocisë nga Federata Evropiane e Futbollit për të Amputuar.

Kosova ishte në grup me nikoqiren Skocinë, pastaj Shqipërinë, Azerbajxhanin dhe Holandën. Ndeshjet u luajtën të shtunën e të dielën.

Turneu kualifikues për futbollistët me gjymtyrë të amputuara u organizua për herë të parë nga Federata Evropiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n.

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës me gjymtyrë të amputuara garon në Skoci Sport Përfaqësuesja e Kosovës me gjymtyrë të amputuara garon në Skoci

Vitin e ardhshëm, në maj dhe qershor, në Francë do të zhvillohet Kampionati i tretë Evropian i futbollit për lojtarë me gjymtyrë të amputuara.

Kosova humbi tri nga katër ndeshjet. Barazoi me Shqipërinë 1:1, ndërsa humbi prej Skocisë me rezultatin 2:0, me Azerbajxhanit 6:0 dhe Holandës 9:0.

Rezultatet megjithatë kishin pak rëndësi. Pavarësisht rezultateve në Skoci, ekipi kosovar është fitimtar. Me grumbullimin dhe me paraqitjen në një garë zyrtare ka frymëzuar shumë njerëz.

“Për ekipin e Kosovës kjo ishte një përvojë e rëndësishme, duke ditur se është një ekip i ri. Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit”, shkruan FFK-ja.

FFK-ja ka mbështetur udhëtimin e ekipit të Kosovës drejt Skocisë.

Edhe Lojtarët me gjymtyrë të amputuar luajtën me Skocinë Futboll Lojtarët me gjymtyrë të amputuar luajtën me Skocinë

Përfaqësuesja për turneun e Ligës D të Ligës së Kombeve u përgatitur në Kosovë. Më herët gjatë këtij viti zhvilloi disa ndeshje miqësore për t’u përgatitur sa më mirë për debutim evropian.

Shumë prej lojtarëve të këtij ekipi kanë mbetur pa gjymtyrë gjatë misioneve të deminimit.