Përfaqësuesja e Kosovës me gjymtyrë të amputuara është duke marrë pjesë në Ligën e Kombeve në Skoci.
Kjo Ligë organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit e të Amputuarve.
Kosova është në Ligën D, bashkë me Skocinë, Azerbajxhanin, Holandën dhe Shqipërinë.
Të shtunën, Kosova zhvilloi dy ndeshje dhe pësoi humbje.
Humbi nga Skocia me rezultatin 2:0, ndërsa 6:0 u mposht nga Azerbajxhani, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës në faqen zyrtare.
Kosova për herë të parë po merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.
Edhe
Lojtarët me gjymtyrë të amputuar luajtën me Skocinë
Të dielën do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje.
Ballafaqohet me Shqipërinë dhe Holandën.
Fituesi i turneut inkuadrohet në Ligën C në edicionin e ardhshëm.