Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfaqësuesja e Kosovës me gjymtyrë të amputuara shënon fitoren e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për lojtarë me gjymtyrë të amputuara

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për lojtarë me gjymtyrë të amputuara e ka shënuar fitoren e parë. 
Kosova të premten fitoi 2:0 ndaj Shqipërisë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, në turneun Ballkanik. 

Pjesëmarrëse në këtë turne ishte edhe Turqia që e fitoi Kupën pas dy fitoreve të thella ndaj Kosovës e Shqipërisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitorja e së premtes është vlerësuar historike për Kosovën. 

“Ne sapo bëmë historinë. Shqipëria – Kosova 0;2. Krenaria e shtetit tonë jeni ju djem”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Kosovës për Futbollin e të Amputuarëve. 

Për Kosovën ishte ndeshja e dytë në këtë turne, pas disfatës 12:0 nga Turqia, që e kishte mposhtur edhe Shqipërinë thellë, 11:0. 

Për Kosovën ishte turneu i tretë në të cilin mori pjesë, pas atij në Belgjikë dhe në Skoci.