Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutim i suksesshëm i Hardenit te Philadelphia

James Harden debutoi me fitore me fanellën e Philadelphia 76ers.

Philadelphia fitoi kundër Minnesota Timberëolvesit, 102:133. Harden e mbylli ndeshjen me 27 pikë, teksa shtoi edhe 12 asistime e 8 kërcime.

Megjithatë, lider i skuadrës ishte Joel Embiid që realizoi 34 pikë e 10 kërcime.

New Orleans Pelicans e ndali serinë e Phoenix Sunsit që pati tetë fitore rresht. Pelicans fitoi me rezultatin 102:117. McCollum ishte më i dalluari në parket te skuadra e tij me 32 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Luka Donçiq me Dallasin pësoi disfatë nga Utah Jazz, 114:109. Slloveni shënoi 23 pikë e 11 asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur disfatën.