Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debuchy largohet nga Arsenali, zyrtarizohet te Saint Etienne

Saint Etienne ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit francez, Mathieu Debuchy nga Arsenali.

Debuchy është përforcimi i radhës te klubi francez, që në këtë afat kalimtar është përforcuar edhe me Yann M'Vila, Paul-Georges Ntep dhe Neven Subotiq, transmeton Koha.net.

32 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Saint Etienne.