Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Meunierin

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, belgut Thomas Meunier.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga gazeta britanike “Daily Mirror”. Meunier do të largohet nga PSG-ja gjatë verës dhe Arsenali është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij, transmeton “Koha Ditore”.

Meunier 27-vjeçar pëlqehet edhe nga trajneri Unai Emery, që e do me çdo kusht nën urdhrat e tij. 27-vjeçari në edicionin e fundit ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Meunier ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2020.