Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Timothy Castagne ka njoftuar të enjten “The Sun”.
Belgu 27-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Leicester City dhe Arsenali është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij. Castagne këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në kampionatin anglez, ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë në 34 paraqitje. Po ashtu, Castagne mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej viti 2020 kur iu bashkua nga Atalanta. Ai gjithashtu ka edhe 31 ndeshje të luajtura për Belgjikën.