Manchester City duket se ka gjetur pasardhësin e trajnerit Pep Guardiola. “Sky Sports” shkruan se është italiani Roberto De Zerbi, ai që do ta zëvendësojë Guardiolan pasi të largohet nga City.
Guardiola ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe ka njoftuar klubin se do të largohet për një aventurë tjetër në karrierë.
Në anën tjetër, De Zerbi është trajneri i Brightonit, ekip që ka treguar paraqitje të mira nën drejtimin e tij. Ai u emërua në krye të Brightonit vitin e shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Të shtunën, prej orës 16:00, Manchester City do të përballet me Brightonin në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues.
Artikuj të ngjashëm