Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Rossi pranë LA Galaxy

Mesfushori italian Daniele De Rossi pritet të vazhdoj karrierën në MLS, te skuadra Los Angeles FC.

"ESPN" ka njoftuar të martën se De Rossi ka arritur marrëveshje me ekipin amerikan dhe gjithçka do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. 35-vjeçari, ka refuzuar Boca Juniorsin për të luajtur në SHBA, saktësisht të ekipi që është themeluar në vitin 2014.

"Daniele De Rossi do të luaj në MLS te skuadra LA FC, që së shpejti do ta zyrtarizoj transferimin e tij", shkruan "ESPN", duke mos dhënë detaje rreth kontratës dhe pagës së italianit.

De Rossi te LA Galaxy, do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të edicionit të shkuar i ka skaduar kontrata me Romën. Ai do të largohet nga Serie A pas 18-të edicioneve të kaluara. De Rossi gjithashtu ka qenë edhe reprezentues i Italisë.